BallinaLAJMEShekerinska për vizitë në Azerbajxhan

Shekerinska për vizitë në Azerbajxhan

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë për vizitë në Azerbajxhan.

Siç kumtoi pres shërbimi NATO-s, është paraparë që Shekerinska në Baku të takohet me ministrin azerbajxhanas të Punëve të Jashtme, Xhejhun Bajramov, me kryetaren e Parlamentit, Sahiba Gafarova, si dhe me përfaqësuesin e presidentit të Azerbajxhanit për detyra speciale, Elçin Amirbajov.

Është paraparë që, po ashtu, Shekerinska të realizojë takime me përfaqësues të tink-tenkeve dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Azerbajxhan.

Lajme te lidhura

spot_img