BallinaLAJMEMot i vranët me borë të kohëpaskohshme

Mot i vranët me borë të kohëpaskohshme

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe pritet që lartësia e shtresës së borës në male dhe në disa vende më të larta të rritet deri 25 centimetra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej  -8 deri -2, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 6 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në -6, ajo maksimale do të arrijë deri 2 gradë.

Në ditët e ardhshme vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me rritje të temperaturave. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Nga e shtuna në fund të ditës përsëri priten reshje lokale të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta të borës.

Lajme te lidhura

spot_img