BallinaLAJMESali-Presker: Sllovenia vazhdon me përkrahje të fuqishme për eurointegrimin e Maqedonisë së...

Sali-Presker: Sllovenia vazhdon me përkrahje të fuqishme për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker, ku u riafiurmua përkrahja e vazhdueshme nga Republika e Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane.

Siç kumtoi Ministria për Çështje Evropiane, ambasadori Presker shprehu gatishmërinë e plotë të Ambasadës dhe të shtetit slloven për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes përmes projekteve konkrete.

Ministri Sali informoi për dinamikën e reformave dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë për avancimin e agjendës eurointegruese, duke falënderuar Republikën e Sllovenisë për ndihmën e deritanishme.

Lajme te lidhura

spot_img