Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për Forumin e Paqes, i cili vijon përgjatë dy ditëve (10-11 nëntor). Këtë vit vëmendja është te qeverisja efektive si një nga kushtet për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.
Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.
Kryeministri do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, e cila do të trajtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.



