Ditë më parë, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup iu shtua edhe një kuadër i rëndësishëm shkencor deficitar. Asistenti i ri hulumtues në Departamentin e Kulturës. Sali Islami, ka mbrojtur me sukses tezën e magjistraturës me Grupi i Bërnicës dhe vlerat e saja kulturore. Studimet e tij në fushën e Arkeologjisë Parahistorike të Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, sjellin një kontribut të çmuar në fushën e arkeologjisë dhe një hapje rruge për veprimtaritë e mëtejshme në kërkimet shkencore mbi trashëgiminë tonë kulturore.
Arkeologu Sali Islami deri më tani ka botuar disa punime shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore dhe deri më tani ka qenë pjesmarës në shumë ekspedita dhe gërmime arkeologjike në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.



