BallinaLAJMEMaqedoniNesër apo të hënën do të kumtohen masat që do t’i ndërmarrë...

Nesër apo të hënën do të kumtohen masat që do t’i ndërmarrë Qeveria për çmimet e larta të produkteve themelore ushqimore

Nesër apo të hënën Minsitria e Ekonomisë do të kumtojë çfarë masa do të ndërmarrë Qeveria lidhur me shtrenjtimet e produkteve themelore ushqimore për të cilat qytetarët organizojnë bojkot të zinxhirëve të mëdhenj të marketeve.

Siç kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, të hënën do të mbahet edhe takim me përfaqësues të sindikatave, Organizatën e konsumatorëve, Entin shtetëror të statistikave, minsitritë e Financave dhe të Bujqësisë, si dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante rreth metodologjisë për përllogaritje të shportës konsumatore.

“Është legjitime të ketë bojkot të marketeve, e kuptoj organizimin e aktiviteteve të këtilla sepse subjekte të caktuara në mënyrë spekuluese tentojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në kurriz të qytetarëve. Këtë nuk do ta pranojmë dhe ta toelrojmë. Do t’ju njoftojmë si do të veprojmë më tutje, jemi të gatshëm t’i ndërmarrim të gjitha masat që i kemi në dispozicion në mënyrë që t’i parandalojmë këto situata të pakëndshme”, tha Durmishi në brifing me gazetarët.

Lajme te lidhura

spot_img