BallinaLAJMEBOTAPolitiko: Franca planifikon të rrisë rezervat e municioneve, raketave dhe dronëve

Politiko: Franca planifikon të rrisë rezervat e municioneve, raketave dhe dronëve

Qeveria franceze po planifikon një rritje të dukshme të rezervave të saj të raketave dhe dronëve, në kuadër të ligjit të ri për planifikim ushtarak. Qëllimi është të rritet arsenali i llojeve të caktuara të municioneve dhe dronëve deri në 400 për qind deri në vitin 2030.

Draft-ligji, që do të publikohet javën e ardhshme, parashikon 8,5 miliardë euro për prokurimin e dronëve dhe raketave dhe përcakton një plan kuadër shumëvjeçar për blerjen dhe zhvillimin e armëve.

Rritja ka të bëjë me prokurimin e një numri shtesë të dronëve sulmues, një rritje prej 240 për qind të rezervave të bombave “AASM Hamer”, si dhe një rritje prej 30 për qind të arsenalit të raketave kundërajrore “Aster” dhe “Mica”.

Kryeministri francez Sebastian Lekorno theksoi se nevoja urgjente për municione është veçanërisht e dukshme për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, të cilat kanë treguar se sa intensiv është konsumi në rrethana ushtarake.

Draft-dokumenti, në të cilin kishte qasje “Politiko” e Brukselit, parashikon shpenzime totale për mbrojtje nga 63,3 miliardë euro vitin e ardhshëm deri në 76,3 miliardë euro në vitin 2030.

Ekspertët vlerësojnë se plani tregon fokusin e Parisit në përgatitjet për një “ekonomi lufte” dhe rritjen e stoqeve të municioneve, ndërsa zgjerimi i forcave të armatosura është lënë deri pas zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Lajme te lidhura

spot_img