Qytetarët dhe kompanitë prej sot do të mund të kryejnë pagesa në euro me vendet nga Rajoni i vetëm për pagesa në euro (SEPA) më lirë dhe më shpejtë. Me inkuarimin në SEPA, bankave vendore u mundësohet të integrohen në skemat pagesore evropiane në të cilat marrin pjesë ofruesit e shërbimeve pagesore nga 40 vende të tjera.
Guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski thotë se vendi praktikisht po bëhet pjesë e Rajonit të vetëm për pagesa në euro (SEPA) me çka qytetarët dhe kompanitë do të mund të bëjnë pagesa në euro në mënyrën e njejtë si në vendet e Bashkimit Evropian.
Banka popullore kumtoi se nëntë banka tashmë tërësisht janë të gatshme të fillojnë me kryerjen e pagesave në kuadër të skemës për transfere kreditore SEPA në fillim të tetorit 2025. Në pajtim me kalendarin e publikuar të Këshillit evropian për pagesa, nga 7 tetori 2025, pagesat të mundësohen përmes “NLB Banka” SHA Shkup, “Stopanska banka” SHA Shkup, “Komercijalna Banka” SHA Shkup, “Shparkase banka” SHA Shkup, “Halk banka” SHA Shkup, “Prokredit banka” SHA Shkup, “TTK banka” SHA Shkup, “UNI Banka” SHA Shkup dhe “Banka qendrore kooperative” SHA Shkup. tre bankat e tjera po punojnë intensivisht në integrimin në këtë skemë të SEPA-s dhe pritet që të përfundojnë më së voni deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, në pajtim me afatin e konfirmuar me vendim të Bankës popullore.

Sipas tarifave të publikuara zyrtare të këtyre nëntë bankave, pagesat në euro me vendet nga SEPA janë shumëfish më të lira në krahasim me sektorin ekzistues korrespondent bankar. Me atë rast, bankat ofrojnë kompensime më të ulëta për pagesa elektronike në krahasim me pagesat nëpër sportele.
“Qytetarët do t’u paguajnë bankave mesatarisht për gjashtë herë më pak për pagesë elektronike në shumë prej 500 EUR drejt vendeve të SEPA-s, që kushton rreth 260 MKD përkundër 1600 MKD sa paguajnë për momentin përmes sektorit korrespondent bankar. Për hyrjet në euro të shumës së njejtë nga vendet në SEPA, qytetarët do të paguajnë mesatarisht dyfish më pak, përkatësisht 140 MKD përkundër 280 MKD përmes sektorit korrespondent bankar”, saktësojnë nga BP.
Cekin se shpenzimet e kompanive ndaj bankave gjithashtu ulen në mënyrë të konsiderueshme. Kështu që, për pagesë në euro drejt vendeve në SEPA në shumë prej 20.000 EUR, kompanitë do të paguajnë mesatarisht për tetë herë më pak, përkatësisht kompensimi do të jetë rreth 570 MKD përlundër 4.740 MKD përmes sektorit korrespondent bankar. Për hyrjet në euro të shumës së njejtë nga vendet në SEPA, kompanitë do të paguajnë mesatarisht trefish më pak, përkatësisht rreth 390 MKD përkundër 1.180 MKD përmes sektorit korrespondent bankar.
Banka popullore dhe Asociacioni bankar i Maqedonisë u bëjnë thirrje qytetarëve dhe kompanvie t’i prëdorin përfitimet nga gatishmëria e bankave për kryerje të pagesave në SEPA prej 7 tetorit, me ç’rast në interes të efikasitetit i inkurajojnë gjithnjë e më shumë t’i përdorin kanalet digjitale.



