BallinaLAJMEPërfaqësim me vepra, jo me fjalë – Jakupi garanton 60% shqiptarë në...

Përfaqësim me vepra, jo me fjalë – Jakupi garanton 60% shqiptarë në punësime!

Agjencia për Rezervat e Mallrave, nën drejtimin e Mesud Jakupit, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën shtetërore, duke realizuar punësimin e 14 personave të rinj, nga të cilët mbi 60% janë shqiptarë.

Kjo nismë përforcon përkushtimin e institucioneve publike për të ndërtuar një administratë gjithëpërfshirëse, që reflekton strukturën e vërtetë etnike të vendit dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Drejtori Jakupi deklaroi se kjo është vetëm një fillim në një proces më të gjerë të transformimit institucional, ku në fokus është vlera, përgjegjësia, përfaqësimi dhe profesionalizmi. “Ne nuk punësojmë vetëm për të plotësuar numram, ne ndërtojmë një administratë që respekton qytetarin dhe përfaqëson me dinjitet të gjithë shoqërinë tonë”, theksoi drejtori Jakupi.

Lajme te lidhura

spot_img