Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi prezantoi masën e re të Planit operativ për vitin 2025 – Programi Punë e dobishme -komunale, me të cilin parashikohet angazhim i 300 personave të papunë për të siguruar shërbime sociale dhe shëndetësore në nivel lokal.
Programi nuk është i dedikuar për punë komunale, por për mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale. Shërbimet e parashikuara përfshijnë kujdesin ditor, ndihmën në kushte shtëpiake, mbështetjen për jetesë të pavarur, si dhe asistentët arsimorë dhe personalë për fëmijët.



