Zgjedhjet e teta lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen të dielën do t’i monitorojnë 1451 vëzhgues vendorë dhe të huaj. KSHZ-ja akreditoi 807 vëzhgues vendorë dhe 644 të huaj. Të akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve janë edhe 12 gazetarë të huaj.
Më së shumti vëzhgues vendorë ka Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Sociale-Sociale “VAKE UP” – Shkup – 549. Zgjedhjet do të monitorohen gjithashtu nga MKC-Manastir 23, LAG Agro Leader-Krivogashtani me pesë vëzhgues, Interaktiv Manastir me tetë, Romalitiko-Shkup – 10, Shoqata për Zhvillim Social “PËR TETOVËN” – pesë, Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore – 25, Shoqata Klubi i Sporteve Malore “KAB Struga”, Strugë – 16, Eurothink-Qendra për Strategji Evropiane – katër, Shoqata Qytetare CIVIL Qendra për Liri – Shkup – 60, Shoqata Qytetare për Forcimin e Vlerave Demokratike TRI SI CONSULTING – Shkup – gjashtë, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare OHËR- 27 vëzhgues, Rrjeti Kombëtar Gratë për Gratë – 20, Qendra Kombëtare Rome ka një vëzhgues, Shoqata për Promovimin e Demokracisë Demokrasi Lab Tetovë – katër, Qendra Kombëtare Rome, Kumanovë – dy, Qendra për Hulumtime dhe Analiza Strategjike CSIA Manastir- një, Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e një Shoqërie Gjithëpërfshirëse INCLUSIVA – 11, Instituti për Ndryshim Social INSOK – 10 dhe Shoqata për të Drejta dhe Humanizëm INTEGRA NAU – 10.
Sipas të dhënave nga ueb – faqja zyrtare e KSHZ-së, numri më i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 janë akredituar nga ODIHR – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – 524, Ambasada e SHBA-së në Shkup – 30, Parlamenti Evropian – 12, Ambasada Britanike në Shkup – 11, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Kroacisë – dy, Ambasada Hungareze – tetë, Qendra për Zhvillim, Reformë dhe Trajnim të Sistemeve Zgjedhore të Gjeorgjisë – dy, Ambasada e Sllovakisë – një, Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës – një, Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore në Uashington, SHBA – dega në RMV- shtatë, Ambasada e Francës – nëntë, Ambasada e Mbretërisë së Holandës – dhjetë, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim-Francë një, Këshilli Suprem Zgjedhor i Republikës së Turqisë – dy, Ambasada e Zvicrës – tre, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Moldavisë – dy, Ambasada e Republikës së Shqipërisë – katër, Ambasada e Turqisë – një, Ambasada e Kosovës tre, Qendra për Trajnim e Moldavisë një dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës 10 vëzhgues.



