Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi mbledhjen e Këshillit për Mbrojtje dhe shprehu shqetësim për mundësinë e vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.
“Aksionet ushtarake në ditët e fundit tregojnë se lufta do të jetë më e gjatë dhe më brutale sesa që prisnim në fillim të vitit… Duhet të jemi të përgatitur që lufta të zvarritet, me të gjitha pasojat për sigurinë dhe ekonominë,” shkroi Orbán në rrjetet sociale.
Ai theksoi se situata aktuale tregon një hendek të madh midis përpjekjeve për paqe të nisura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe qëllimeve të liderëve në Bruksel dhe Kiev, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë me veprimet ushtarake në Ukrainë.
Më herët, Orbán deklaroi se Evropa rrezikon të përfshihet në një garë armatimi me Rusinë për shkak të Ukrainës.



