Kryeministri hungarez Viktor Orban ka vlerësuar se marrëveshja e re tregtare midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së është “e pavolitshme” dhe më e keqe se ajo që SHBA-ja nënshkruan më parë me Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo nuk është marrëveshje… Tramp e ka ngrënë Ursula fon der Lajen për mëngjes. Presidenti amerikan është një peshë e rëndë në negociata, ndërsa ajo është një peshë e lehtë”, tha Orban në një potkast hungarez.
Marrëveshja e re parashikon tarifa prej 15 për qind për shumicën e produkteve të BE-së, dukshëm më pak se tarifat prej 30 për qind që Tramp kishte kërcënuar më parë. Megjithatë, sipas Orban, kushtet mbeten të pabarabarta.
Marrëveshja me Britaninë, e përfunduar në fillim të majit, parashikon tarifa importi në SHBA prej 10 për qind për një gamë të gjerë mallrash, duke përfshirë deri në 100,000 automobila në vit.



