Një dron ukrainas ka goditur një minibus në rajonin rus Brjansk, duke vrarë shoferin dhe duke lënduar pesë persona, deklaroi guvernatori i rajonit perëndimor rus në kufi me Ukrainën.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në një spital lokal, deklaroi guvernatori Aleksandar Bogomaz në Telegram.



