BallinaLAJMENë “Krivollak” do të shkatërrohen mjete shpërthyese të sekuestruara para 15 vjetësh

Në “Krivollak” do të shkatërrohen mjete shpërthyese të sekuestruara para 15 vjetësh

Në poligonin “Krivollak” sot do të shkatërrohet një sasi e madhe mjetesh shpërthyese-mina të sekuestruara para 15 vjetësh, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Mjetet shpërthyese – minat nga kazerma ‘Gjorçe Petrov’ deri në poligonin e armatës ‘Krivollak’ do të transportohen me mjete transportuese -kamionë të ARM-së, ku në prani të Komisionit për shkatërrimin e armëve, pjesëve dhe komponentëve të armëve, municionit dhe materialit shpërthyes, nga nëpunës policorë të Njësitit për Zbulimin dhe Çmontimin e Mjeteve dhe Pajisjeve Shpërthyese, ekspertë nga ARM-ja dhe piroteknikë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të kryhet shkatërrimi i tyre me detonim të kontrolluar”, theksojnë nga MPB.

Fakti që ky është rasti i parë i shkatërrimit të këtij lloji mjetesh shpërthyese-minash pas 15 vjetësh, për fat të keq, tregon se më parë nuk është trajtuar në mënyrë të përshtatshme siguria e qytetarëve me seriozitetin e duhur.

“Hapi i sotëm tregon qartë se me një qasje të përgjegjshme, me një përkushtim të mirëfilltë dhe me një menaxhim profesional, ky segment i sistemit të sigurisë më në fund po vendoset në nivelin që duhej të ishte shumë kohë më parë”, njoftuan nga MPB-ja.

Lajme te lidhura

spot_img