BallinaLAJMEMoti sot

Moti sot

Sot moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë.

Në Shkup do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Nesër dhe pasnesër paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Në orët e pasdites, në disa zona priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se, për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, lokalisht proceset mund të marrin formën e motit të lig, me reshje intensive, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit.

Deri në fund të kësaj jave, në disa vende do të ketë kushte për jostabilitet lokal, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. 

Lajme te lidhura

spot_img