BallinaLAJMEMinistria e Shëndetësisë: Projektligji i ri për mbrojtjen nga duhanpirja parashikon ndalim...

Ministria e Shëndetësisë: Projektligji i ri për mbrojtjen nga duhanpirja parashikon ndalim për reklamim, promovime – përparësia është mbrojtja e fëmijëve

Shëndeti publik para interesit komercial – ndalim për reklamimin dhe promovimin e produkteve të duhanit, theksohet në komunikatën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Projektligji i ri për mbrojtjen nga duhani, siç theksohet në komunikatë, parashikon ndalim të plotë të reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit. Këto dispozita ligjore vlejnë për publikimet në media, në internet dhe rrjete sociale, si dhe për ngjarje, lojëra shpërblyese, zbritje dhe dhurata.

“Qasja e lehtë dhe ekspozimi i produkteve rrisin numrin e përdoruesve të rinj, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë. Largimi i ekspozimit konsiderohet një nga masat më efektive për parandalim. Mbrojtja e fëmijëve është prioritet absolut”, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në deklaratë me shkrim.

Përveç ndalimit të shitjes për të miturit – jo vetëm të cigareve klasike, siç theksohet në komunikatë, por edhe të të gjitha produkteve të tjera me nikotinë – ligji parashikon edhe: Ndalim të ekspozimit publik të produkteve të duhanit dhe nikotinës në pikat e shitjes; ndalim të shitjes së tyre në objekte hotelerie, sportive, kulturore dhe në ngjarje publike.

“Reklamimi ndikon drejtpërdrejt në fillimin e pirjes së duhanit, sidomos tek të rinjtë. Me këto dispozita ligjore parandalohen format e fshehura të promovimit të këtyre produkteve. “Shëndeti publik ka përparësi ndaj interesit komercial”, thekson ministri Aliu.

Lajme te lidhura

spot_img