BallinaLAJMEMinistri finlandez Strand: Shpresoj të mos shohim çështje bilaterale të cilat do...

Ministri finlandez Strand: Shpresoj të mos shohim çështje bilaterale të cilat do ta pengojnë procesin e zgjerimit në të ardhmen

Shpresoj se nuk do të shohim shumë çështje bilaterale të cilat do ta pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së në të ardhmen. E nxisim Maqedoninë e Veriut të shkojë përpara drejt hapjes së Klasterit të parë sa më shpejtë të jetë e mundur, si dhe t’i miratojë ndryshimet kushtetuse të cilat u dakorduan, deklaroi sot ministri finlandez për çështje evropiane, Joakim Strand, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministirn e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Strand theksoi se Finlanda i inkurajon vemndin so dhe shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojnë këtë çast, dhe përsëriti se nuk do të përsëriten çështje të këtilla bilaterale që do ta pengojnë procesin inkuadrues.

“Ky vend është në zemër të Evropës dhe vendi i tij është në BE. Të gjitha vendet e kan ë historinë e vet. Dhe tani mund të gjejmë qindra probleme në vendet-anëtare të BE-së, kështu që shpresoj se kjo do të zgjidhet në mënyrë pozitive dhe se do të mund të vazhdojmë më tutje”, tha Strand.

Ai e përshëndeti shtetin për përparimin e arritur në rritjen ekonomike dhe në Agjendën reformuese, ku, siç theksoi, vendi është prijës në marrjen e financave në pajtim me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor.

“E nxisim Maqedoninë e Veriut të vazhdojë të reflektojë reforma të domosdoshme nga fusha e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Do të donim ta falëdneronim Maqedoninë e Veriut për rezultatet e veta të mira dhe për harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në kontekstin e sotëm gjepolitik, kjo është vlerësuar jashtëzakonisht”, tha Strand.

Lajme te lidhura

spot_img