Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të shtunën kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Kreu i Qeverisë deklaroi se gjatë takimit me presidentit Erdogan, u konfirmua bashkëpunimi tradicionalisht i ngushtë, miqësor dhe strategjik midis dy vendeve.
Mickoski vlerëson se marrëdhëniet e shkëlqyera politike bazohen në respekt të ndërsjellë, besim dhe miqësi të sinqertë midis dy popujve.
“Diskutuam mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë, investimet e reja, si dhe për promovimin e bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit dhe mbrojtjes”, deklaroi kreu i Qeverisë.



