Kryeministri Hristijan Mickoski sot të kryejë inspektim në aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin dhe rregullimin e plotë të qendrës së re mulktifunksionale në lagjen Lisiçe e Re në Komunën Aerodrom, e cila gjendet në afërsi të QS “Marko Bozhinovski”.
Marrëveshjen për ndërtim të qendrës në korrik e kanë nënshkruar ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Mitevski.

Bëhet fjalë për hapësirë në sipërfaqe prej 1.400 metrave katrorë, e cila me vite ishte lënë pas dore dhe ka qenë jashtë funksionit. Siç u kumtua në nënshkrimin e marrëveshjes, në plan është që për dy deri dy vite e gjysëm komuna e Aerodromit të ketë një qendër multifunksionale, ku do të kinema, hapësirë multifunksionale për ekspozita dhe pjesa tjetër zyre dhe dhoma për teknikë.
Ministra e Kulturës dhe Turizmit ka nënshkruar rreth 20-të marrëveshje në komunat në shtet për ndërtimin e qendrave multifunksionale, prej të cilave një pjesë po ndërtohen në kryeqytet dhe janë të rëndësishme edhe për projektin Shkup – Kryeqendra evropiane e Kulturës 2028.



