BallinaLAJMEMexhiti: Për një vit kemi bërë më shumë se ata për 22...

Mexhiti: Për një vit kemi bërë më shumë se ata për 22 vite, ky është dallimi, do t’i fitojmë sërish!

Në hapjen zyrtare të Shtabit Qendror VLEN, një nga drejtuesit e këtij subjekti, Izet Mexhiti, tha se atë që po e bënë VLEN për një vit BDI nuk e ka bërë për 22 vite. Ai madje i sfidoi BDI-në dhe kryetarin e saj që të gjejnë vitin më të mirë të punësimeve të tyre nuk janë më shumë sesa VLEN që po punëson aktualisht.

“Promovim shtabi po shnëdrrohet në tubim që po sjellë aromë fitore. I fituam nëntë subjekte politike, tani me Taravarin 10, do të fitojmë edhe 10 parti. Ne po bëjmë atë që ata nuk na e kanë bërë për 20 vite. Sot kur shkarkohet gjykatësja që ka prekur gjuhën shqipe ata heshtin, sepse nuk kanë çfarë të flasin. Sot, që ata deri në vitin 2015 nuk kanë sjellë as ligj e asgjë tjetër për punësimm. Për herë të parë pas 30 viteve po rregullojmë punësimin përmes një Ligji adekuat, dhe kjo po ndodhë përbrenda një viti. Ne po mbyllim edhe çështjen e medresantëve por jo me manipulime sikurse ata. Vetëm brenda një viti 226 faqe online të kazinove janë të mbyllura dhe po punojmë në mënyrë sistematike që të mbyllim këto vende nga lagjet tona. Nga këtu u them që Ali Ahmeti dhe BDI ta zgjedhin vitin e tyre më të mirë të punësimeve dhe jam i bindur që viti jonë është më i mirë për punësimin e shqiptarëve. Ata nuk janë bërë bashkë për qytetarin e as gjuhën shqipe ata janë bërë bashkë për ta shpëtuar soravinë llotarinë e Alinë”, tha zëvëndëskryeministri, Izet Mexhiti.

Lajme te lidhura

spot_img