Sot në mëngjes temperatura më e ulët prej 4 gradë Celsius është regjistruar në Kodrën e Diellit. Vijojnë 6 Krushevë, Lazaropole, 7 Kriva Pallankë, Berovë, Hanet e Mavrovës, 9 Pretor, Manastir, Vinicë, 10 Tetovë, Ohër, Kumanovë, Shtip, Veles, Kavadar, Strumicë, 11 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi, Gjevgjeli, kumtoi DPHM.
Sipas të dhënave të DPHM-së, më së shumti shi gjatë natës së kaluar ka rënë në Manastir, 11 litra për metër katror. Më pas vijojnë 10 Pretor, 8 Topolçan, 6 Krushevë, 4 Ohër, Kavadar, 2 Shkup-Petrovec, Veles, Strumicë, Berovë, 1 Kumanovë, Shtip, Demir Kapi, Gjevgjeli, Kodra e Diellit.
Në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës është 13 centimetra.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale shiu, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 15 deri 21 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 20 gradë.



