Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetë dhe kryetarë bashkish, zhvilloi sot një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.
Spiropali, pas takimit ka shpërndarë edhe pamjet gjatë takimit të përzemërt që ka pasur me shqiptarët që jetojnë e punojnë në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.
Ajo shprehet se është mirënjohëse për kontributin e këtyre shqiptarëve për Greqinë e për Shqipërinë, përmes punës, vlerave dhe votës nga aty ku banojnë.



