BallinaLAJMEShqipëriSamiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian

Samiti i SEECP/ Begaj: Shqipëria, me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian

Presidenti Bajram Begaj prit sot të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Në një tryezë të rrumbullakët, gjatë fjalimit të tij, Begaj vlerësoi bashkëpunim mes palëve duke u shprehur se ka “sjellë rezultate dhe ndikime pozitive në jetën e qytetarëve”.

Kreu i Shtetit u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ku theksoi se po ecën me ritëm të shpejtë.

“Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimit europian, teksa vijojmë t’i qëndrojmë besnikë vlerave demokratike të aleancës euroatlantike”, tha Begaj.

Po ashtu rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Kush merr pjesë në samit?

Shqipëria – Presidenti Bajram Begaj

Sllovenia -Nataša Pirc Musar, Presidente e vendit

Mali i Zi – Jakov Milatovic, President i vendit

Kosova – Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e vendit

Bosnje Hercegovina – Željka Cvijanović, kryetare e Presidencës

Maqedonia e Veriut – Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e vendit

Bullgaria – Rumen Radev, President i vendit

Serbia – Đuro Macut, kryeministër

Moldavia – Mihai Popşoi, zv/kryeministër dhe ministër për Punët e Jashtme

Turqia – Hakan Fidan, ministër i Jashtëm

Rumania – Emilian Horatiu Hurezeanu, ministër i Jashtëm

Greqia – Alexandra Papadopoulou, zv/ministre e Jashtme

Kroacia – Frano Matušić, Sekretari i Shtetit për Çështjet Politike

Amer Kapetanović, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Silvio Gonzato, kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

 

Lajme te lidhura

spot_img