BallinaLAJMEShqipëriRama: Në 2030 Shqipëria do të ketë kryeministren e parë grua

Rama: Në 2030 Shqipëria do të ketë kryeministren e parë grua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i bindur se në vitin 2030, vendi do të ketë një kryeministre grua.

“Mbajeni mend sot këtë fjalë, dhe në 2030 do të shikohemi përsëri, se do vijmë të mbështesim kryeministren grua. Tani do të fillojnë të gjithë të thonë ‘ku, ku’, por do shikohemi përsëri në 2030. Jam i bindur që dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre nuk është aq e largët sa mund të dukej deri dje. Dhe nuk e diskutoj fare – ajo do të jetë socialiste”.

“Ne jemi të pathyeshëm, sepse kemi gratë dhe vajzat me vete” – ka thënë ai.

Lajme te lidhura

spot_img