BallinaLAJMEShqipëri“Je pak p*sht ti Fotaq!”/ Basha-Ramës: Socialistët i le 3 herë me...

“Je pak p*sht ti Fotaq!”/ Basha-Ramës: Socialistët i le 3 herë me gisht në gojë, tani do merresh me demokratët…

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vazhduar me replikat kundër kryeministrit Edi Rama, përmes videove në rrjete sociale.

Në videon e fundit të Bashës, foli për komentet që Rama ka bërë në takimet me qytetarët në Vlorë.

Ai i thotë se pasi i la socialistët “me gisht në gojë” për të tretën herë, tani është duke u marrë me demokratët.

Ky i fundit i thotë Ramës “e mban mend atë filmin: ‘Je pak pusht ti Fotaq’”, fragment i shkëputur nga komedia shqiptare “Prefekti”.

Përveç komedisë, Basha ka vënë në sfond këngën e Unikkatilit.

“O Rame, e mban mend atë filmin: Je pak pusht ti Fotaq.

Si u the atyre që takove sot në Vlorë, hajde se herën e parë duket pak e vështirë, menjëherë s’ bëhesh domëthënë. Po me 2 herë? Po me 3 herë mo Rame? Siç ja bëre socialistëve, 3 herë edhe i le me gisht në gojë.

Tani do merresh me demokratët. Ee mo Rame, mo Rame. Ku i ke shokët mo Rame?

7 x 7, 313”, u shpreh Basha.

Lajme te lidhura

spot_img