BallinaLAJMEKosovëBedri Hamza: Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova...

Bedri Hamza: Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë

24 Marsi shënon përvjetorin e ditës së fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi agresorin serb në Kosovë.

I pari i PDK-së, Bedri Hamza ka kujtuar 26 vjetorin e bombardimeve të NATO-s duke vënë në pah luftën çlirimtare dhe sakrificat e popullit për liri, transmeton lajmi.net

“Në kujtim të ngjarjeve që formësuan të ardhmen tonë, dita kur aleanca veriatlantike nisi bombardimet mbi caqet serbe ishte jetike për ekzistencën e popullit tonë. Pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë. Pa marrëveshjen e Rambujesë nuk do të kishte intervenim të NATO-s. Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë. Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë! Paqja nuk u arrit lehtë, por ia vleu çdo sakrificë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Lajme te lidhura

spot_img