Banorë të Zvërnecit protestuan të shtunën kundër punimeve për ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë, duke shprehur shqetësime për dëmtimin e mjedisit dhe çështjet e pronësisë së tokës.
Protestuesit tentuan të futeshin në kantierin e ndërtimit, ku u përballën me punonjësit e sigurisë private të angazhuar nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, që po realizon projektin.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur një protestues tërhiqet zvarrë nga punonjësit e sigurisë private, veprim që ka nxitur reagime dhe tension mes të pranishmëve.
Pamjet:



