BallinaLAJMEMaqedoniZëvendësministri Iseni në vizitë pune në SPB Dibër dhe në pikën kufitare...

Zëvendësministri Iseni në vizitë pune në SPB Dibër dhe në pikën kufitare Bllatë

Në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor të Dibrës (OVR Dibër) dhe në pikën kufitare Bllatë.

Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni u njoh nga afër me aktivitetet aktuale, me sfidat me të cilat përballen shërbimet policore, si dhe me mënyrat për tejkalimin e tyre.

Në takim u diskutua gjithashtu gjendja e sigurisë në rajon, ku u prezantuan trendët më të fundit të kriminalitetit dhe masat që ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin në kohë të veprave penale.

“Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e shtetit,” theksoi zëvendësministri Iseni.

Me këtë vizitë, MPB-ja edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e saj për përmirësimin e standardeve të sigurisë, mbështetjen e strukturave lokale policore dhe punën e vazhdueshme në terren për mbrojtje më të madhe të qytetarëve dhe ruajtje të rendit e qetësisë publike.

Lajme te lidhura

spot_img