Xhulian Shabani është zgjedhur zëvendësdrejtor i Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM). Nga 8 kandidatë në konkurs, programi i punës i Xhulian Shabanit u zgjodh si më i miri.
Pas pesë vitesh pa drejtues, Këshilli Programor i Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM) ka emëruar Xhulian Shabanin në detyrën e zëvendësdrejtorit të transmetuesit publik.
Pozita e zëvendësdrejtorit kishte mbetur e paplotësuar që nga viti 2021, ndërsa me këtë vendim plotësohet një nga funksionet drejtuese më të rëndësishme të RTVM-së.



