BDI-ja, partia e milionerëve dhe mashtrimeve kronike, për dy dekada e premtonte guvernatorin shqiptar. Ata që për 22 vite e ndanin pushtetin me lugë floriri, sot nga opozita bërtasin: “Pse nuk ka shqiptar në krye të Bankës Popullore?”
-BDI nuk premtoi se Drin Ahmeti do të bëhej milioner, por e bënë!
-BDI nuk premtoi bixhoz në çdo cep të familjeve shqiptare, por e sollën!
-BDI nuk premtoi se do ta lironin Mijallkovin nga burgu, por e bënë!
VLEN nuk mashtron, nuk gënjen dhe nuk shet patriotizëm të rrejshëm. Ne nuk kemi premtuar guvernator, sepse nuk bëjmë teatër me ndjenjat e shqiptarëve.
Kur premtojmë – ne realizojmë!



