– Po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ekziston një disponim i caktuar për këtë. Si LSM, këtë e bëjmë që nga fillimi i vitit dhe jemi të gatshëm edhe për protesta dhe greva. Në periudhën e kaluar deshëm të sigurojmë të dhëna relevante në mënyrë të argumentuar, sepse jemi akuzuar – deklaroi Trendafilov në TV 21.
Ai shtoi se analizat që posedon LSM janë në favor të punëtorëve, por, siç theksoi, njëkohësisht janë edhe tronditëse dhe tregojnë nevojën për përmirësim urgjent të të ardhurave.



