BallinaLAJMEMaqedoniTransporti publik në Shkup me orar të ri

Transporti publik në Shkup me orar të ri

Ndërmarrja “Qarkulluese Publik” në Shkup njofton qytetarët se nga nesër (04.04.2026) do të fillojë të zbatohet orari i ri për një pjesë të linjave në kuadër të rrjetit të transportit publik në Shkup.

“Me ndryshimet po bëhet harmonizimi i orarit me Vendimin për një sistem të integruar tarifor në transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit të transportit publik”, njoftuan nga NQP.

Informacionet rreth orarit të ndryshuar, duke përfshirë orarin statik sipas linjave dhe orarin sipas ndalesave, i cili do të zbatohet nga dita e shtunë, do të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të NQP Shkup. (https://skopjebus.mk).

Lajme te lidhura

spot_img