Ministria e Brendshme e RMV-së mori sot pajisje për të luftuar posedimin, keqpërdorimin dhe trafikimin pa leje të armëve të lehta. Pajisjet do të përdoren në departamentet e policisë kufitare në të gjithë vendin dhe në policinë kriminale.
Pajisjet janë dhuruar në kuadër të projektit “Mbështetje për Forcimin e Luftës kundër Posedimit, Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor” nga UNDP dhe Bashkimi Evropian dhe zbatuar përmes Agjencisë për Kontrollin të armëve të lehta të Ballkanit Juglindor dhe Qendror (SEESAC).
Pajisjet që marrim sot nuk janë vetëm objekte, kompjuterë, dronë dhe ndihma të tjera teknologjike, por gjithashtu përfaqësojnë një nxitje për ne si institucion që në vazhdimësi dhe në baza ditore të zhvillojmë një strategji dhe të investojmë përpjekje në parandalimin e keqpërdorimit të armëve të vogla dhe armëve të lehta. Ky projekt paraqet edhe një njohje të bashkëpunimit të suksesshëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë nga SEESAK, UNDP dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian”, theksoi ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.



