BallinaLAJMEMaqedoniMickoski takon drejtuesit e Deutsche Telekom, në fokus investimet dhe transformimi digjital...

Mickoski takon drejtuesit e Deutsche Telekom, në fokus investimet dhe transformimi digjital i Maqedonisë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e kompanisë gjermane Deutsche Telekom, ku në fokus kanë qenë mundësitë për investime dhe bashkëpunim në zhvillimin teknologjik dhe transformimin digjital të Maqedonisë së Veriut.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, si dhe drejtori i TIRZ-it, Goce Dimovski.

Delegacioni qeveritar është takuar me Timotheus Höttges, drejtor ekzekutiv i Deutsche Telekom, dhe Dominique Leroy, anëtar i Bordit Drejtues dhe përgjegjës për Evropën.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e investimeve në fusha si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë cloud, komunikimi modern dhe aplikimi i teknologjive të avancuara në mjekësi dhe inxhinieri.

Një ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe projektet për zhvillimin e konceptit të “qytetit të mençur” dhe “qytetit të sigurt”, si dhe forcimi i sigurisë dhe qëndrueshmërisë digjitale të shtetit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi synon thellimin e bashkëpunimit me një nga kompanitë kryesore evropiane të telekomunikacionit dhe krijimin e mundësive të reja për të ardhmen digjitale të vendit.

 

Lajme te lidhura

spot_img