“Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë antishqiptare. Shumica kanë urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe ata që kërkojnë vrasje të shqiptarëve shpesh vetëm e shprehin dëshirën e elitave politike dhe elitave të tjera”, tha Mehmeti.
Sipas Mehmetit, këto mesazhe negative dhe thirrjet për dhunë nuk lindin rastësisht, por pasqyrojnë ndikimin e ideologjive dhe qëndrimeve të një pjese të shoqërisë dhe udhëheqësve të saj.
“Këta janë fëmijë që kërkojnë dhunë ndaj shqiptarëve, por në fakt vetëm pasqyrojnë urrejtjen dhe bindjet që u transmetohen nga elitat”, tha ai.



