BallinaLAJMEMaqedoniTetë vjet nga nënshkrimi i “Marrëveshjes së Prespës”, Maqedonia ende nuk i...

Tetë vjet nga nënshkrimi i “Marrëveshjes së Prespës”, Maqedonia ende nuk i ka hapur negociatat me BE-në

Sot bëhen tetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i dha fund një sherri 27-vjeçar, për çështjen e emrit, pasi pretendonte se Maqedonia e ka vjedhur emrin e një rajoni grek. Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, një tjetër fqinj i cili kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Portalb.mk.

Shtatë vjetori i Marrëveshjes së Prespës, Maqedoninë e Veriut e gjen me Qeveri tjetër, tashmë me partinë VMRO-DPMNE, e cila dy vitete nga marrja e detyrës nuk e ka ndërment t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e rrugës evropiane dhe largimin e vetos së Bullgarisë. Bullgaria, me të cilën vendi ynë ka nënshkruar dhe një marrëveshje për fqinjësi të mirë në vitin 2017-të, i ka vënë dy herë veto për fillimin e bisedimeve. Tani, pa ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut edhe pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, mbetet ende prapa dyerve të BE-së.

Lajme te lidhura

spot_img