Në kuadër të vizitës së parë zyrtare në Baku, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. Të dy ministrat shprehën kënaqësi për takimin, i cili është një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Azerbajxhanit në nivel bilateral dhe multilateral.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga dinamika e zhvillimit të tyre dhe theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, me theks në ekonomi, investime, tregti, energji dhe turizëm.



