BallinaLAJMEMaqedoniShpërthen revolta në grupin e Taravarit në Kërçovë, fillojnë dorëheqjet

Shpërthen revolta në grupin e Taravarit në Kërçovë, fillojnë dorëheqjet

Ka shpërthyer revolta në grupin e Taravarit në Kërçovë, ku kanë filluar edhe  dorëheqjet, shkruan Top24.

Njëri ndër ta është edhe Fatmir Limani kryetari i nëndegës Kërçova 1.

Njoftimi plotë :

Që nga dita e sotme kam vendosur që të dorëhiqem parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese të ASH ,Kryetarë i nendeges, Kercova 1  .

Më duhet ta them menjëherë që ky është një prej vendimeve më të vështira që kam marrë ndonjëherë në jetë.

Unë sot jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime. Por edhe si akt zhgënjimi që këto nuk kam arritur t’i ndalë.

nëse nuk drejtoj atëherë nuk ka kuptim që të mbetem kryetar. Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur dhe do të kuptohet drejtë nga të gjithë, e veçanërisht nga ata që kanë qenë të përfshirë në këtë fushatë linçimi e përdhosje ndaj njerëzve të caktuar, që të heqin dorë nga kjo metodë, që t’i thërrasin mendjes, e të mos e shkatërrojnë një organizim të tërë për teke personale.

Megjithatë, ju falënderoj të gjithëve për punën e përbashkët. Gjatë këtij mandati sa kam qenë kryetar i nënëdeges KËRCOVA1.

Lajme te lidhura

spot_img