BallinaLAJMEMaqedoniShkupi sot me ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike në disa zona

Shkupi sot me ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike në disa zona

Ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike sot në Shkup

Disa pjesë të Shkupit sot do të mbeten pa ujë dhe pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrik.

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup njoftojnë se, për shkak të një defekti në tubacionin e ujit me diametër 80 milimetra në rrugën “Rajko Zhinzifov”, numër 32, furnizimi me ujë do të ndërpritet për një pjesë të përdoruesve në rrugët “Rajko Zhinzifov”, “Vladimir Polezhinovski”, “Stefan Jakimov-Dedov” dhe “Borka Talevski”.

Ndërprerja e furnizimit me ujë ka filluar në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.

Ndërkohë, EVN Maqedoni ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike në Radishan dhe Butel.

Pa energji elektrike, nga ora 09:00 deri në orën 12:15, do të mbeten përdoruesit në fshatin Radishan 7, në rrugën 56 në Radishan, si dhe një pjesë e përdoruesve në Komunën e Butelit.

Nga EVN sqarojnë se ndërprerja është e nevojshme për shkak të realizimit të aktiviteteve teknike, përkatësisht zëvendësimit të një shtylle ekzistuese prej druri me një shtyllë të re.

Lajme te lidhura

spot_img