Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 39 gradë
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare në nivel lokal. Pasdite, në zonat malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe paraqitje të rrallë të bubullimave.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe shumë të nxehtë, ndërsa temperaturat ditore në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, si dhe bubullima.



