“Qëllimi final nuk është që të dëmtohen qytetarët, por pikërisht të ketë rregulla dhe të shpëtohen jetë njerëzish. Asgjë nuk është ideale. Me kalimin e kohës kur qytetarët do të jenë më të vetëdijshëm, do t’i respektojnë me shume rregullat atëherë do të ketë më pak nevojë për masa rigoroze”, tha Izet Mexhiti.
E sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, Mexhiti tha kanë reaguar dhe se ajo duhet të implmenetohet deri në fund.
“Nuk është sistemi i implementuar, është provë. Duke e përgatitur që të futet sistemi do të funksionojnë të gjitha”, deklaroi Mexhiti në Click Plus.



