BallinaLAJMEMaqedoniRikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit!Pritet ndryshime, përfshirë edhe funksionarë dhe resore

Rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit!Pritet ndryshime, përfshirë edhe funksionarë dhe resore

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se bisedimet me partnerët e koalicionit qeveritar për rikonstruimin e Qeverisë po zhvillohen në një atmosferë konstruktive dhe se ndër opsionet që po diskutohen është edhe ndryshimi i disa resorëve.

“Në bisedimet e para mund të them se mbizotëron një atmosferë konstruktive. Gjatë kësaj jave do të kemi përsëri takime. Pres që ato të jenë përfundimtare. Gjatë fundjavës të formalizohet e gjithë kjo, me emra dhe me specifikat e tjera përkatëse. Përndryshe, po, ekziston edhe mundësia e ndryshimit të resorëve (ministrive), po, edhe për këtë është diskutuar.”, – deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Edhe nga VLEN-i bëjnë të ditur se takimi i parë me kryeministrin është zhvilluar në një atmosferë konstruktive. Edhe ata nuk përjashtojnë mundësinë e ndryshimeve në resorë apo në përbërjen e funksionarëve qeveritarë.

“Realisht bashkëkryetarët, zotëri Mexhiti dhe zotëri Kasami, kanë pasur takim me kryeministrin e vendit. Ai ka qenë vetëm takim i parë, besoj ditëve në vijim do të ketë edhe takime tjera ku do të kemi edhe informacione shtesë. D.m.th. edhe nga partia VLEN, edhe nga partnerët e koalicionit të Qeverisë, ka data baza të mirëfillta për çdonjërin funksionar, i cili ka ushtruar veprimtari apo ka udhëhequr institucion me të dhëna të sakta dhe të njëjtat do të diskutohen brenda për brenda koalicionit. Nuk është asgjë çudi nëse ndërrohen edhe dikasteret ose ndonjëri prej funksionarëve e lëshon pozitën që ka.”, – theksoi Muhamed Elmazi nga VLEN.

Lajme te lidhura

spot_img