BallinaLAJMEMaqedoniMPB thirr në biseda informative ish-ministrat shqiptarë të Ekonomisë nga viti 2012

MPB thirr në biseda informative ish-ministrat shqiptarë të Ekonomisë nga viti 2012

Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme për tragjedinë në Koçan ka thirrur në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012. Sipas informatave që ka kanë dalë në media policia po merr ne pyetje ish ministrat shqiptarë kuadro të BDI-së Valon Saraçini dhe Driton Kuqi. Mes atyre që po merren ne pyetje është edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami kuadër i VLEN.

Ndërkaq policia po heton edhe ish ministrin tjetër Bekim Neziri, si dhe ish drejtorin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu.

Pas ngjarjes në Koçan MPB ka nisur një hetim të thellë në lidhje me diskotekën Puls, duke i thirrë në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë.

Për ngjarjen e Koçanit në paraburgim 30 ditor janë ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-sekretarja shtetërore në Ekonomi si dhe 3 të punësuar të tjerë në Sektorin e Turizmit pranë ministrisë së Ekonomisë.

Lajme te lidhura

spot_img