Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të jenë në intervalin minus 4 me 1, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të zbresin në 0, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 19 gradë.
Moti i qëndrueshëm dhe i qetë do të mbetet deri në fund të javës së punës, me temperatura ditore në rritje. Gjatë fundjavës, moti do të jetë më i freskët me kushte për reshje të lehta shiu.



