Sot më 24 tetor, pritet mot i qëndrueshëm. Sipas parashikimit të përgjithshëm, kjo do të jetë dita me kushtet më të favorshme për shëtitje dhe aktivitete në natyrë gjatë fundjavës së zgjatur.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta në Kumanovë, Kriva Pallankë, Berovë dhe Strumicë. Gjatë ditës, ndër temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në Gjevgjeli, Shtip, Strumicë dhe Gostivar.



