Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri në mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë Celisusë.



