BallinaLAJMEMaqedoniMiteva: Ka rezerva të mjaftueshme të naftës, nuk ka nevojë për masa...

Miteva: Ka rezerva të mjaftueshme të naftës, nuk ka nevojë për masa shtesë

Shteti disponon me rezerva të naftës të mjaftueshme për më shumë se 60 ditë, dhe deri tani nuk është shfrytëzuar asnjë pjesë e tyre. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, në deklaratë për televizionin Alsat theksoi se gjendja aktualisht është stabile. Nëse ndodh përshkallëzim i konfliktit, do të ndërhyhet edhe me përdorimin e rezervave.

Mund t’ju them me siguri se, sipas rezervave të parapara me ligj, janë siguruar sasi për ato 60 ditë që janë të parashikuara. Pres që si Qeveri të mund të përgjigjemi edhe në periudhën e ardhshme ndaj sfidave të mundshme me furnizimin me derivate të naftës. Si Qeveri dhe si institucione e ndjekim vazhdimisht gjendjen dhe besoj se, nëse do të vinte deri te një situatë e tillë hipotetikisht, do t’i shfrytëzonim të gjitha mundësitë me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve. Por për momentin nuk shohim një situatë të tillë.” – Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Lajme te lidhura

spot_img