Qytetarët nuk duhet të shqetësohen për çmimet e derivateve, pasi masat e Qeverisë mbeten ende në fuqi, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai theksoi se, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Republika e Maqedonisë së Veriut radhitet e treta në Evropë për zbatimin e masave që mbrojnë standardin e qytetarëve.
“Kemi derivatet e naftës më të ulta në krahasim me vendet e rajonit, apo më mirë thënë nga 30 deri më 50 për qind nga vendet fqinjë. Prandaj në këto momente mbetemi në masat TVSH më e ulët për 10 për qind për benzinën, po ashtu mbetemi në masën akcizat më të ulta që do të nënkupton 2 denarë benzina më të mira, ndërsa 4 denarë për dizelin, dhe masat të cilat janë sjellë në pjesë e dytë të muajit prill, ashtu do të mbetet për së paku edhe për dy javë të tjera.”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickovski po ashtu theksoi se deri më 18 maj mbetet në fuqi edhe lirimi i cili është siguruar nga kompania OKTA, por sipas tij më shqetësues është fakti se disa kompani të cilat po marrin derivatet e naftës nga OKTA më lirë, po bëjnë re-eksport për në vendet fqinje.
“Pas bisedave dhe konsultimeve të gjata dhe të mundimshme me Kompaninë e derivateve OKTA, kemi arrit ta vazhdojmë këtë lirim prej 2 denarëve për litër benzin dhe 3 denarë për dizelin, dhe ky lirim do të jetë aktual deri më 18 maj. Ajo që mua po më befason, është fakti se disa kompani që po e shfrytëzojnë këtë Lirim, po bëjnë re-eksport të derivateve të naftës, por ne nuk kemi mbyllur kufijtë për qytetarët e vendeve fqinjë që të vinë dhe të marrin derivate të naftës në vendin tonë ashtu siç po ndodh.”, tha Mickoski.
Sipas Mickovskit gjatë 12 muajve të fundit, numri i të punësuarve është rritur me mbi 15 mijë, ndërsa papunësia është ulur me më shumë se 10 mijë persona, si rezultat i politikave qeveritare. Në kohë krize Qeveria ndau 250 milion euro për Kompanitë nga kredia hungareze, dhe 250 milion të tjera nga bankat komerciale nënvizoi Mickovski.



