Koalicioni qeveritar ende po përballet me vështirësi për sigurimin e shumicës së dyfishtë, pra shumicës së Badenterit, e cila është e domosdoshme për miratimin e ligjeve sistemore dhe akteve që prekin fushat ku kjo procedurë kërkohet.
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk i pranon ultimatumat e Ziadin Selës, liderit të krahut të Aleancës për Shqiptarët. Sela u largua nga koalicioni parazgjedhor AKK i udhëhequr nga BDI, por për t’u bërë pjesë e Qeverisë kërkoi: ndryshime kushtetuese për të çuar përpara procesin eurointegrues, zëvendësimin e termit “20 përqind” me “gjuha shqipe” dhe që Gjykata Kushtetuese të marrë vendime me shumicë të Badenterit.
Qeverisë i mungojnë edhe 6 deputetë nga komunitetet jo-shumicë, të cilët janë të nevojshëm për miratimin e reformave dhe ligjeve të rëndësishme.



